LSDM: VMRO-DPMNE pranoi Ndryshimet Kushtetuese, dialogu duhet të vazhdojë!

LSDM-ja thotë se në emër të realizimit të qëllimeve kombëtare dhe anëtarësimit në BE, ia shtrijnë dorën VMRO-DPMNE-së dhe e vlerësojnë si të mirë gjestin e Mickoskit që pranoi këtë, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Socialdemokratët thonë se nuk do ti sqarojnë e as do ti interpretojnë deklaratat e Mickoskit, pasi sipas tyre, i gjithë opinioni në RMV dëgjoi Mickoskin dhe qëndrimin e ndryshuar të partisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani me rëndësi është vazhdimi i dialogut. Pranimi i ndryshimeve kushtetuese si dhe pjesëmarrja në Qeverinë e zgjeruar për integrime evropiane janë bazë e mirë. Tani duhet të ulemi dhe ta vazhdojmë debatin, ta realizojmë agjendën evropiane, në interes të qytetarëve dhe shtetit” – tha Darko Kaevski nga LSDM-ja.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka nevojë të manifestojë nervozizëm.

“Ne e kemi të qartë se ndryshimi i qëndrimit erdhi papritmas se ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat për propozimin francez, kornizën negociuese dhe për marrëveshjen. E kuptojmë se me një deklaratë u fshinë deklaratat tek noterët dhe nënshkrimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së kundër ndryshimeve kushtetuese” – tha Darko Kaevski.

LSDM-ja, sic njofton KlanM, thotë se duhet të ketë kontribut të përbashkët për rrugën evropiane të vendit, por vetëm nëse Mickoski mbetet në qëndrimin e thënë publikisht.

Sipas socialdemokratëve, tani nuk është koha për nervozizëm, për rivalitet politik, por për përgjegjësi para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit.

“T`i miratojmë bashkë vendimet dhe bashkë të krenohemi edhe për një sukses kombëtar. Bashkë ta sigurojmë të ardhmen evropiane” – tha Darko Kaevski, sic njofton KlanM, para nisjes së seancave urgjente të kryesive partiake, të thirrur nga lideri socialdemokrat dhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas takimit kokë më kokë që pati me Mickoskin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share