close

LSDM: VMRO-DPMNE ta mbështesë marrëveshjen me Frontex-in

TALEVSKI: KJO MARRËVESHJE ËSHTË SUKSES PËR SHTETIN DHE DIPLOMACINË

LSDM-ja u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës maqedonase që të votojnë ratifikimin e Marrëveshjes me Fronteksin, që është marrëveshje bashkëpunimi për rojet kufitare,  që u nënshkrua muaj më parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në prezencë të kreut të Komisionit Evropian, pas bllokadave disavjeçare nga pala bullgare. Deputeti i LSDM-së, Mile Talevski e cilësoi këtë marrëveshje si sukses të shtetit dhe diplomacisë, pasi është edhe në gjuhën maqedonase. Ai tha se me këtë, janë përgënjeshtruar të gjitha gënjeshtrat e opozitës se, gjuha maqedonase do të rrezikohet dhe nuk do të njihet nga BE.

“Marrëveshja me Fronteks-un është një nga dëshmitë më të fuqishme se, gjuha maqedonase njihet nga BE edhe atë me formulim të pastër, pa shtesa dhe fusnota, siç ishte rasti para dhjetëra viteve. Grupi parlamentar i LSDM-së, si shumicë parlamentare, do të votojë për ratifikimin e marrëveshjes. Rikujtojmë se, nënshkrimi i marrëveshjes është përfitim nga propozimi evropian dhe konkludimet në lidhje me të, të cilat u votuan nga shumica parlamentare derisa opozita trokiste, fishkullonte me vuvuzelë, kërcënohej dhe organizonte protesta të dhunshme” – tha Mile Taleski, LSDM. /KlanMacedonia/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!