close

LUFTA KUNDËR KANCERIT: DIAGNOSTIFIKIMI I HERSHËM VENDIMTAR

Sipas Oraganizatës Botërore të Shëndetësisë çdo vit vdesin miliona njerëz nga kanceri, ku shumica prej tyre nga vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme. Edhe në Maqedoni është gjendja e ngjashme ku viteve të fundit është numri në rritje i personave të prekur nga kanceri. Mjekët shprehen se mund ta përmirësojnë diagnostifikimin e hershëm të kancerit si dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, në veçanti kancerit të gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal, ku rezulton që më shumë njerëz t’i mbijetojnë kancerit. Këto komenet i bëri Argjend Imeri Specialist i radiologjisë në emisionin e mëngjesit ‘Happy Day’.

“Unë jam, unë do t’ia dal” është motoja e sivjetshme në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Kancerit, ku 4 shkurti është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura, u shpreh Argjend Imeri Specialist i Radiologjisë .

Imeri përcolli mesazhin e tij për nevojën që të gjithë në mënyrë individuale apo së bashku mund të ndihmojnë në uljen e barrës globale të kancerit.

Ndryshe 9.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri, ky numër parashikohet që të dyfishohet deri në vitin 2013. Ndërsa 70% e vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Përafërsisht 3.7 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëpërmjet strategjive të duhura të parandalimit, diagnostifikimit të hershëm dhe trajtimit në kohë. /Lindita Aliu/