close

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT SIPAS MODELIT ITALIAN

Reformat institucionale, formimi i trupave të pavarur antikorrupsion, janë vetëm pjesë e pikëqëllimeve në luftën kundër korrupsionit. Në konferencën e sotme, ambasadorë, përfaqësues të parlamentit, pushteti ekzekutiv dhe gjyqësor, si edhe sektori civil, me sugjerime që Maqedonia të ndjekë shembullin italian në luftën kundër korrupsionit.

Mitëmarrje, shkëmbim i parave publike, keqpërdorime të funksioneve publike për qëllime private, nepotizëm, frikë e përhershme tek gazetarët, hulumtuesit t’i paraqesin rastet e korrupsioneve, institucione transparente, gjyqësi e kërcënuar, janë vetëm pjesë e listës së manifestimit të korrupsionit. Italia është shtet i cili sipas rangimeve të fundit të Internaticional Transparency, brenda katër viteve ka përparuar në luftën kundër korrupsionit për pothuajse 16 vende në listë, kryetari i njësisë kombëtare për antikorrupsion të Italisë, Rafael Kantone, sugjeron që Maqedonia ta ndjekë shembullin e Italisë.

“Italia shënon sukses në luftën kundër korrupsionit shkaku se ne arritëm të implementojmë një politikë për rritjen e transparencës, me çka i dhamë qytetarëve një ndjenjë sigurie ndaj institucioneve publike…04:23 dhe me rëndësi të veçantë është edhe ngritja e vetëdijes, se organet e jurisprodencës, gjyqet dhe prokurorët publik, janë efikas në luftën kundër korrupsionit si vepër penale.”- deklaron Rafael kryetari i njësisë kombëtare për antikorrupsion i Italisë.

Gjyqet dhe prokurorët publik janë më me rëndësi se janë të pavarur dhe janë jashtë kthetrave të politikës. Prokurori shtetëror publik Lubomir Frckovski vlerëson se korrupsioni është një e keqe e madhe, kurse sfidat dhe mundësitë në aktet e prokuroëve janë të mëdha.

“Nga aspekti i prokurorëve, është i rëndësishëm projekti që e punojmë për qendra efikase të hulumtimit, në të cilat do të hulumtohen mu ky lloj i ndërlikuar i krimit, veçanërisht në pjesën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.” vlerëson Prokurori shtetëror publik Lubomir Frckovski.

Prioritete operative edhe në policinë financiare.

Në raste kur këshilltarë të kryeministrit bëhen avokatë të biznesmenave të akuzuar për krim të organizuar, lidhën marrëveshje milionëshe për furnizime publike.

Ndërkaq, përfaqësuesit e sektorit civil theksojnë se mungon vetëdija në ndarjen e parave përderisa blihen automjete të shtrenjta për ministrat, kurse nga ana tjetër mungojnë automjete të ambulancave, kurse zjarret shuhen me automjete të zjarrfiksëve të vjetra nga vitet e 90-ta, ndryshe sipas Transparency International, Maqedonia është në vendin e 93-të, me dy pikë më shumë me formimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe kyçja më e madhe e organizatave qytetare në krijimin e politikave. /Verica Demitrijevska/