close

“LUFTË” NË TREGUN E KANABISIT

Dostovski: Këshillojmë pacientët si ta bëjnë vetë vajin e kanabisit


Paralelisht me prodhimtarinë industriale të bimëve të vajit të kanabisit, në Maqedoni edhe më tej është i përhapur “tregu ilegal” për furnizim me marihuanë dhe më produktet e saj. Filip Dostovski, aktivist për legalizimin e marihuanës, i cili qe shumë vite i këshillon pacientët si mund të prodhojnë vetë vaj për shërim ose mbrojtje, ndërsa disa herë është përplasur me ligjin, thekson se në Maqedoni bëhet luftë në nivele të ndryshme, për pjesën më të madhe të biznesit që premton përfitime të mëdha.

Ai ka qenë i diagnostifikuar me sëmundje malinje, dhe është shëruar me metoda alternative – me kanabis. Me vite organizon seminare, ndërsa thotë se ka marrë pjesë në përpunimin e versionit të vjetër dhe atij të ri të ligjit për kontrollë të drogave, në konsultim me mjekë dhe farmacistë. Njerëzit gjithnjë e më shpesh kërkojnë ndihmë dhe vendosin që vetë ta provojnë recetën e re, deklaron Dostovski, në bisedë për Klan Maqedoni.

“Varet nga diagnoza, sa janë të frikësuar, por siç kalon koha më shumë njerëz e prodhojnë vetë dhe vetëm për mbrojtje. Gjithnjë e më shumë. Para 5 viteve, prej 10 personave prodhonin vetëm dy, ndërsa sot 8 persona.”- tha aktivisti Filip Dostovski.

Pikërisht procesi i lehtë i prodhimit të vajit, sipas Dostovskit qëndron pas rënies së kultivimit industrial të marihuanës në Maqedoni viteve të fundit si dhe treguesit se kanabisi është i dobishëm, siç kanë besuar mjekët dhe farmacistët në këto vende që para një shekulli.

“Pas gjithë kësaj në industri fshihet procesi i lehtë i prodhimit të kanabisit dhe vajit të kanabisit, i cili do të jetë i njëjtë ose me cilësi edhe më të mirë nga ai që mund të blehet në barnatore. Disa industri këtë e shohin si kërcënim të madh, kështu që tani edhe ato të hipin në atë tren. Duke dashur të hipin në atë tren, është ngritur freni për të gjithë. Kështu që kjo industri, ajo legale, që te ka mbetur pas, vetëm e motivoi industrinë ilegale të punojë dhjetëfish më shumë.” –deklaroi aktivisti Filip Dostovski.

 Në krijimin e rregullativës, sipas Dostovskit, shteti duhet t’i shohë pozitat e veta, dhe jo të pasqyrojë ligj nga një vend tjetër.

“Nga njëra anë punë e mirë, nga ana tjetër e keqe, sepse kufizohemi me Shqipërinë e cila është prodhuesi më i madh botëror i kanabisit ilegal. Është mirë që ka kanabis relativisht të lirë, jo gjithmonë cilësor, por sërish është kanabis, është lehtësisht i kapshëm për njerëzit dhe mund të bëjnë vaj. Ana negative është se ne duhet të shohim më seriozisht procesin e dekriminalizimit, sepse kufizohemi me prodhuesin më të madh të kanabisit. Që të zvogëlohet tregu ilegal duhet nga aspekte të ndryshme t’i qasemi këtij problem. Për fat të keq te ne shihen vetëm paratë.” –deklaroi aktivisti Filip Dostovski.

 Si person i cili një dekadë të tërë punon në këtë fushë, Filip Dostovski pohon se në tregun ilegal me kanabis në vend ka edhe njerëz nga policia dhe mjekësia. Kritikuesit e tij, sidomos nga industria i porosit ta lënë që punën ta vlerësojnë pacientët. /Biljana Georgievska/