close

LUFTIME MASIVE NË VERIPERËNDIM TË AFGANISTANIT

Forcat afgane të sigurisë janë duke u përballur me militantët talibanë për ditën e pestë me radhë, pasi këta të fundit kanë nisur një sulm masiv në provincën veriperëndimore, Badgis.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë përmes një deklarate se të paktën 12 zyrtarë qeveritarë të sigurisë janë vrarë në 48 orët e fundit, duke dërguar në 40 numrin e të vrarëve. /Agjencitë/