close
Vendi

LUMA: BE TË USHTROJË MË SHUMË PRESION NDAJ BULLGARISË

10 05 2021.mp4.00_29_06_00.Still001

PAKOJA MAQEDONI E VERIUT DHE SHQIPËRI NUK DUHET TË NDAHET

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, analisti politik Ilir Luma vlerson se BE duhet ti bëj më shumë presion Bullgarisë për të gjetur zgjidhje.

Pas vizitës së Kryeministrit Zaev ne Bruksel ku u takua me  me përfaqësues të BE per te gjetur nje zgjidhje per kontestin qe e ka imponuar Bullgaria duke e penguar te ardhmen evropiane te Maqedonise se Veriut analistët politik vlersojnë se menyra më  efektive e zgjidhjes se ketij kontesti do te ishte presioni me I madh ndaj Bullgarise nga ana e Bashkimit Evropin.

ILIR LUMA – ANALIST POLITIK

“Poqese behet nje presion pak me I drejtperdrejte jo vetem ne menyre deklarative karshi Bullgarise fqinje, atehere une kujtoj se  Maqedonise do ti çelen rruget qe se paku, ndoshta jo ne qershor, por ne udheheqesine e rradhes. Do te filloj ato takimet e perbashketa qe jane parapa me perfaqesues te Bashkimit Evropian”

Sa I perket rrugetimit euroatlantik te perbashket mes Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise, z.Luma thekson se pakoja nuk duhet te ndahet.

ILIR LUMA – ANALIST POLITIK

“Edhe per palen shqiptare edhe per palen maqedonase do te ishte mire qe punet te ecin ne pako, bashkerisht, sepse gjithenje ne kete drejtim mund ti ndihmohet njera tjetres.”

Sipas Lumës z.Luma në momentin kur Bullgaria do te rregulloj ceshtjet e saj te brendshme, sic eshte konstituimi I qeverise, do të rriten shpresat per nje dakordesim mes te dyja vendeve. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia