Kërkesat e partive, të vonuara
Është e vonuar çdo floskulë propagandistike me qëllim rritjen eventuale të rejtingutut të disa partive opozitare shqiptare me kërkesa të tjera, vlerëson analisti Ilir Luma, duke shtuar se është absurde me këto ndryshime kushtetuese të pritet diçka tjetër.
Edhe përkundër optimizmit të nënkryetarit të lëvizjes Besa të Bilall Kasamit, Abdush Demirit, në përmbushjen e kërkesave të kësaj partie, analisti politik ilir Luma këto kërkesa i vlerëson si të vonuara dhe si një floskulë propagandistike për rritje të rejtingut.
Megjithatë, Luma shprehet optimist se ndryshimet kushtetuese do të kenë mbështetjen prej dy të tretave në Kuvendin e Maqedonisë.
Të mërkurën më 9 Janar në Kuvendin e Maqedonisë duhet të fillojë faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Zoran Zaev është takuar me Kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin duke paralajmëruar edhe një takim me liderin e ASH-së Zijadin Sela, për të siguruar shumicën e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. /Lulzime Ameti/