Rreth dy muaj deri në Tetor, kur pritet vendimi nëse Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në, gjithnjë e më të shpeshta janë deklaratat e politikanëve dhe diplomatëve të huaj se zbardhja e rastit “Zhvatja” dhe Ligji për Prokurorinë Publike do të ndikojnë ndaj vendimit të vendeve anëtare të BE-së. Analisti Ilir Luma flet për efektin e drejtpërdrejtë rë këtyrë dy cështjeve ndaj vendimit për datën.
Analisti Ilir Luma ka komentuar edhe thirrjet e fundit për pajtim që janë bërë nga institucionet e larta të vendit. Në këto thirrje opinionistë të ndrshëm kishin vërrejtur mundësi amnistimi.
Pajtimi ishte prioritet edhe në fjalën inauguruese të Presidentit Pendarovski. Ai ka deklaruar se ky është një proces i gjatë i vështirë dhe në të detyrimisht duhet të marrin pjesë subjektet politike dhe faktorët tjerë shoqëror. Ai i ka hedhur poshtë vërrejtjet e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se pas pajtimit nuk sheh amnisti për Kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. /Klan Macedoni/