close
Rajoni

MAAS: IDETË PËR NDRYSHIM KUFIJSH TË RREZIKSHME DHE JO REALISTE

86A283E0-8E24-4832-BEEE-807C71C6E313

MINISTRI I JASHTËM GJERMAN VIZITË NË KOSOVË


Tema të rrezikshme dhe aspak realiste i konsideron Ministri i Jashtëm gjerman idetë për zgjidhjen e cështjes së rajonit përmes kufijve të rinj.

Shefi i diplomacisë gjermane ka qëndruar të enjten në Kosovë ku ka takuar Presidenten Vjosa Osmani. Thotë se e pëkrah liberalizimin e vizave për Kosovën ndërsa si pengesë kryesore për zhvillimin e Kosovës në rrugën euroatlantike e sheh dialogun me Serbinë pëer të cilin thotë se duhet të ketë kompromise, ndërsa njohja nga Seribia do të jetë një nga elementet e zgjidhjes.

HEIKO MAAS- MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË GJERMANISË

“Dua të nënvizoj qartë që çështjet që janë shprehur se çështjet mund të zgjidhen me vizatime me vija në harta, i konsiderojmë jo vetëm jorealiste, por edhe të rrezikshme. E konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Jam i lumtur që kjo të futet shpejt në sirtar e të jetë pjesë e një dosjeje të kaluar”.

Presidentja Osmani thotë se prioritet i Kosovës është menaxhimi i pandemisë dhe sundimi i ligjit fillimisht ndërsa për vazhdimin e dialogut thotë se Kosova do të hyjë në këtë proces me parime të qarta.

VJOSA OSMANI- PRESIDENTE E KOSOVËS

“Kosova do të zhvillojmë një dialog me parime të qarta ku Kosova nuk pranon të hyjë në aventura të rrezikshme qoftë me ndryshim kufijsh apo në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit”.

Ministri gjerman më pas ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si dhe Ministren e Jashtme Donika Gervalla. Ai ka premtuar se së shpejti do të shtohen dozat e vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa ka thënë se Gjermania përkrahë Kosovën në luftën ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike. Ai të premten do të qëndroj në Beograd. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia