Presidenti francez, Emmanuel Macron shpreson në ngritjen e një “Këshilli të Sigurimit” europian të lidhur me Britaninë e Madhe, për të përgatitur vendimet e përbashkëta të Bashkimit Europian në çështjet e mbrojtjes, theksoi ai në një artikull të publikuar nga shumë medie europiane.
Për Macron, “BE-ja duhet të pajiset me një traktat të mbrojtjes dhe sigurisë që do të përcaktojë detyrimet e vendeve të BE-së, në linjë me NATO-n dhe aleatët europianë të BE-së” Detyrime që sipas Macron janë “rritja e shpenzimeve ushtarake, klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë e bërë operacionale, Këshilli i Sigurimit europian bashkuar me Britaninë e Madhe”. /Agjencitë/