close
Bota

MADURO REFUZON ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Maduro-Nikolas-Maduro-730×440

Kreu i shtetit i Venezuelës, Nicolas Maduro hodhi poshtë ultimatumin e disa vendeve evropiane për organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Në një intervistë me kanalin televiziv spanjoll ”La Sexta”, Maduro tha se nuk do të tregohej frikacak përballë presionit nga ata që kërkojnë largimin e tij dhe mbështesin kundërshtarin, Juan Guaido.

Spanja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, Portugalia dhe Austria i bënë të ditur Maduros se do të njihnin Guaido si president të Venezuelës nëse nuk bënte zgjedhje të reja presidenciale. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia