Presidenti venezueljan Nicolas Maduro falenderoi ushtrinë për mposhtjen e atij që e quajti një grushteti të organizuar nga SHBA dhe lideri i opozitës, Juan Guaido. Gjatë një mitingu në Karakas, Maduro fajësoi po kështu sulmet kibernetike të opozitës, që sipas tij janë shkaktarët e ndërprerjeve masive të energjisë elektrike në vend.
Fjalimi i udhëheqësit polemizues erdhi pas një dite protestash masive në Venezuelë. Në kryeqytet disa grupe mbështetësish të Guaidos u përleshën me policinë. Lideri opozitar, paralajmëroi se një tubim gjigand do të zhvillohet tani shpejt. Maduro ka mundur të ruajë mbështetjen e Rusisë dhe aleatëve të ngushtë si Rusia e Kina pasi Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit në 23 janar. /Agjencitë/