close
Vendi

MAHI NESIMI PADIT MAQEDONINË – LUSTRIMI IM KISHTE PRAPAVIJË POLITIKE

CD2BD784-59F3-406C-B767-FF7C642B8E18

Ish-Ambasadori I Maqedonisë në Kroaci, Mahi Nesimi, sot në Gjykatën Civile në Shkup, ka doruar padinë kundër Maqedonisë së Veriut, për shkak se, sic thotë, skajshmërisht është dëmtuar me Vendimin e Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në seancën e parë në Gjykatën civile, Nesimi ka theksuar se me vendim të Gjykatës Administrative, ai është shpallur I pafajshëm dhe për këtë shkak ka dorëzuar padi për kompensim të dëmit që I është shkaktuar.

“Nuk dua të them asgjë, nuk dua të prejudikoj asgjë, sic nuk e kam bërë gjatë 7-8 viteve të proceseve gjyqësore në Gjykatën Administrative. Unë kërkova një kompensim të arsyeshëm duke marrë parasysh dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj meje, por edhe gjithë familjes. Regjimi I atëhershëm prodhoi inkvizatorë, kurse tani shteti duhet që këtë veprim të regjim dhe inkvizatorëve ta paguajë. Mendoj se lustrimi im kishte prapavijë politike, kjo ëhstë dëshmuar në gjykatë” – ka deklaruar Mahi Nesimi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia