Makina përplas 2 persona në trotuar, humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali

Një shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së mërkurës në Firenze të Italisë, pasi u përplas nga një makinë. Një person tjetër mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 dhe sipas të dhënave të para, shoferi humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në trotuar, duke goditur këmbësorët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

65-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share