close
Poshta-2

DREJTORI I RI PREMTON REFORMA


Pandemia korona e ka dëmtuar seriozisht komunikacionin postar në botë, me këtë edhe në Maqedoninë e Veriut, sepse shumë nga aeroportet janë të mbyllura ose aeroplanët nuk transportojnë dërgesa kargo. Drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë”, Jani Makraduli premton reforma në kompani që të jenë në hap jo vetëm me “normalitetin e ri” për shkak të krizës korona, por edhe me nevojat e qytetarëve për shumë shërbime në sportelet e postave.

Pamundësia për t’u dërguar kartolina të Vitit të Ri të afërmve të tyre jashtë vendit, këtyre ditëve i ka detyruar disa të huaj që jetojnë në Shkup të reagojnë në rrjetet sociale.

SKOPJE EXPATS

“Nga cila filialë e postës mund të dërgoj një kartolinë në Moskë? Kam shkuar në postë me një foto si kjo dhe më thanë se nuk do ta dërgojnë në Rusi, pa mos dhënë sqarime. Kjo zgjat që një gjysmë viti.”

Ka pasur reagime edhe persona të shpërngulur nga vendi, por edhe sqarim i pjesshëm.

SKOPJE EXPATS

“Prindërit e mi nuk mund të më dërgojnë asgjë nga Zelanda e Re për shkak të Covid-19. Zelanda e Re e ka pezulluar postën nga shumë vende.”

Kriza korona e ka dëmtuar komunikacionin postar kudo në botë, me këtë edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë drejtori i SHA “Posta e Maqedonisë”, Jani Makraduli, aeroportet për muaj të tërë kanë qenë të mbyllur, ndërsa kompanitë ajrore me buxhet të ulët nuk transportojnë dërgesa kargo.

JANI MAKRADULI, SHA “POSTA E MAQEDONISË”

“Nuk mundet në Islandë, nuk mundet në Rusi, në Angli, nuk shkon drejt Zelandës së Re dhe Australisë, ato  janë dinamike, sot ndoshta do të marrin vendin se është e lejuar dhe për këtë arsye përpiqemi vazhdimisht t’i informojmë edhe në ueb-faqe, edhe në sportele, se në vende të caktuara ka komunikacion ndërsa në disa të tjera jo. Një nga gjërat prioritare që duhet ta bëjmë është që gjithë këtë ta kompjuterizojmë, automatikisht t’i lejohet edhe të punësuarit në sportel ta pranojë dërgesën.”

Lista e vendeve me të cilat funksionon komunikacioni postar nga Maqedonia e Veriut është publikuar në ueb-faqen e kompanisë, por Makraduli pranon se përveç në gjuhën maqedonase dhe shqipe, është e nevojshme që informacionet të jenë edhe në gjuhën angleze. Në mesin e prioriteteve për reforma në postë ai numëron edhe përfshirjen e një call-qendre, duke qenë se linjat fikse telefonike të publikuara për momentin nuk punojnë, si dhe zgjerimin e listës së shërbimeve në më shumë se 300 filialet në vend. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia