close
Rajoni

MALI I ZI: AKSION POLICOR KUNDËR KLANEVE KRIMINALE

87619996-CDE8-436F-B689-46D54E053063

ARRESTOHET SHEFI I NJË KLANI TË RREZIKSHËM KRIMINAL


Policia e Malit të Zi ka njoftuar se në qytetin e Kotorit janë arrestuar disa persona, kurse në mesin e tyre pretendohet se është kapur edhe shefi I klanit kriminal të Kavaçit, Sllobodan Kashqelan, truproja e tij Vladimir Viçkoviq si dhe kriminelë të tjerë.

Sipas mediave malazeze, Sllobodan Kashqelan është I dyshuar se ka organizuar grupin kriminal që ka kryer dhe planifikuar vepra të rënda penale, për të cilët parashihet dënim me burg prej 40 vjetësh.

Policia malazeze sot në mëngjes ka njoftuar se është duke ndërmarrë aktivitete kundër grupeve kriminale.

“Janë arrestuar më shumë persona. Aksioni është duke vazhduar” – thuhet në postimin e policisë në Tuitter ku janë publikuar edhe pamje të aksionit.

Mediat malazeze njoftojnë se “Klani I Kavaçit” së bashku me atë të “Shkalarit”, janë një ndër grupet më të rrezikshme në rajon, kurse merren me transportin dhe tregtinë e kokainës nga Amerika Jugore në Evropë. Të dy klanet e paralagjes së qytetit Kotor, Kavaç dhe Shkalari, nga ku edhe kanë marrë emrin, janë në luftë të vazhdueshme brutale që nga viti 2015, që filloi me vjedhjen e 200 kilogramëve të kokainës në Spanjë, kurse jetën e humbën rreth 50 pjesëtarë të dy klaneve. Gjatë likuidimeve brutale nga vrasës me pagesë, kishin humbur jetën së paku tre kalimtarë të rastit. Të ardhurat e dy grupeve kriminale nga tregtia me drogë, vlerësohen në qindra milionë euro.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia