Mallorca asiston Barcelonën për titull

Vedat Muriqi protagonist në fitoren ndaj Real Madrid

Mallorca shfrytëzon në maksimum mungesat e Real Madrid dhe i jep një tjetër asist Barcelonës në garën për titull. Ishullorët arritën që të fitonin minimalisht 1-0, falë edhe intuitës dhe cilësive të Vedat Muriqit. Sulmuesi ishte protagonist tek goli i fitores së Mallorcës, pasi devijoi drejt portës kundërshtare krosimin e hedhur nga e majta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Muriqi kërceu në zonë dhe falë devijimit të Naço topi shkoi në fundin e rrjetës, duke mos i lënë aspak hapësira veprimi Kurtua. Një gol që i jep 3 pikët e radhët Mallorcës, e qetë në mesin e tabelës. Ndërkaq, Real Madrid tashmë qëndron në vendin e dytë, e distancuar shumë nga Barcelona.

Kjo ishte humbja e tretë sezonale për klubin mbretëror që tregoi se është i varur nga sulmuesi kryesor, Karim benzema. Francezi nuk ishte i disponueshëm për arsyeje dëmtimi në këtë duel.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share