close
Sport

MANÇESTER – LIVERPUL: FA NIS HETIMET PËR INCIDENTET

2D2785F7-B470-44B6-B0EC-322FB0CF3C1B

TIFOZËT KATËR KËRKESA FAMILJES GLAJZER


Asociacioni I futbollit anglez njoftoi se ka nisur hetimet për shkak të protestave të tifozëve të Mançester Junajtedit në stadiumin “Old Traford” që rezultoi në anulimin e derbit me Liverpulin.

Qindra tifozë të “djajve të kuq” fillimisht ishin tubuar para stadiumit që të protestojnë kundër Familjes Glajzer – pronarë të klubit. Ata kërkojnë që amerikanët ta shesin klubin, për shkak se nuk janë të kënaqur se si udhëhiqet Mançester Junajtedi. Protestat eskaluan kur tifozët hynë në terrenin e stadiumit “Old Traford”.

Asociacioni I futbollit anglez është duke e hetuar incidentin dhe sipas shkrimeve të mediave angleze, Mançester Junajtedi mund të merr dënime serioze. Versioni më I keq është që skuadra të dënohet me marrjen e pikëve.

Edhe pse ekziston mundësia që Mançester Junajtedi zyrtarisht ta humb derbin me Liverupulin, tifozët kanë paralajmëruar se ky është vetëm fillimi I protestave të tyre. Ata kanë dërguar një ultimatum katër pikësh që zyrtarët e klubit duhet t`I zbatojnë deri të Premten.

Në njërën prej kërkesave thuhet se kërkohet emërimi I Drejtorëve të pavarur në pozitat udhëheqëse që do të punonin në interes të kubit e jo të aksionerëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia