Manchester City deklason Liverpoolin, i dërgon sinjal Arsenalit

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Liverpoolit, me rezultat 4-1, në kuadër javës së 29-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët në “Etihad”, me golin e Mohamed Salah, në minutën e 17’.

City nuk vonoi shumë dhe e barazoi rezultatin me anë të Julian Alvarezit, në minutën e 27’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, City e përmbysi rezultatin me anë të Kevin De Bryunes. Vetëm gjashtë minuta më vonë Ilkay Gundogan e trefishoi epërsinë për Qytetarët.

Jack Grealish me golin e katërt në minutën e 74’ vulosi fitoren e Cityt.

City pas fitores mbetet në vendin e dytë me 64 pikë, pas 28 ndeshjeve, pesë pikë larg Arsenalit.

Ndërkohë Liverpooli renditet në pozitën e gjashtë me 42 sosh. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share