VMRO DPMNE po dëshiron t’i ikë debatit për mandatin e Gruevskit, por jo edhe shumica parlamentare. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së thotë se ka metoda se si dorëheqja e ish-kryetarit të dorëzohet në Kuvend, dhe të hyjë në fuqi.
“A do të mund ta efektuojë dorëheqjen…? Me shumë gjasa ekzistojnë metoda që dorëheqja të dorëzohet nëpërmjet postës, apo ndonjë metodë tjetër.” –tha Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
“Por ashtu do të evitohej debati në Kuvend?
Me shumë gjasa… “
Zëdhënësi i LSDM-së, Kosta Kostadinov, thirret në Kushtetutën, por edhe në përgjegjësinë e Gruevskit para qytetarëve.
“E kemi obligim si deputet dhe si politikanë të përgjegjshëm që ta respektojmë Kushtetutën. E Kushtetuta është i qartë, dhe qartë thotë se si mundet një deputet i caktuar të jap dorëheqje.
Më përputhshmëri me Kushtetutën, ai duhet personalisht të vijë në shtet dhe ta dorëzoj dorëheqjen. Nikolla Gruevski e ka për obligim që të kthehet në shtet, e ka për obligim që ta vuaj dënimin që do të sillet në procedurë transparente gjyqësore dhe sigurisht, nëse e ka atë qëllim, të jap dorëheqje nga funksioni deputet.” – deklaroi Kosta Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së.
Edhe pse VMRO DPMNE u bëri thirrje deputeteve që të votojnë për marrjen e mandatit të Gruevskit, nëse kështu e kërkon Kushtetuta dhe ligjet, deputetet e VMRO DPMNE-së nuk votuan në Komision rekomandimin për marrjen e mandatit. VMRO DPMNE konsideron se Gruevski është i përndjekur politik, dhe për këtë shkak iu është pamundësuar që të paraqitet në Kuvend. /Furkan Saliu/