Apelojmë dhe i inkurajojmë deputetet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që të veprojnë që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta në mënyrë joselektive në rastin me deputetin Nikolla Gruevski. Nëse janë përmbushur kushtet në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën për marrjen e mandatit të zotit Nikolla Gruevski, apelojmë dhe i inkurajojmë deputetet që të veprojnë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet.
Edhe pse partia u apeloj që të votojnë në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën, deputetët e VMRO DPMNE-së, vendosën që në seancën e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit të mos votojnë propozimin për marrjen e mandatit, e pse ndodhi kështu, përgjigje konkrete nuk ka as vet zëdhënësi i partisë.
“Edhe përkundër rekomandimit të partisë që të votohet që ti merret mandati Gruevskit, në seancën e Komisionit, deputetet tuaj nuk votuan për këtë propozim… A do të thotë kjo se Gruevski po vazhdon të jetë më i fortë se Mickoski në VMRO DPMNE. Absolutisht, VMRO DPMNE e ka kryetarin e vet, ai është Hristijan Mickoski. Absolutisht ai dhe kabineti i tij, zëvendësit e tij, sekretari gjeneral, komiteti ekzekutiv, komitetit qendror, organet që i sjellin vendimet… Rekomandimi ishte që të veprojnë sipas ligjit, sepse nuk mund të flasësh për sundimin e ligjit kurse të veprosh në kundërshtim me këtë.”-tha Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Kryeministri Zoran Zaev nuk e ka ndërmend që të vrapojë pas deputeteve sikur për ndryshimet kushtetuese për të siguruar 2/3 për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.
“Për mua janë banale dhe qesharake deklaratat të tipit se Gruevkit nuk iu është mundësuar që të vijë në Kuvend dhe të arsyetoj mos prezencën e tij. Besoj që deputetet do të veprojnë sipas ligjit dhe Kushtetutës, sepse vendimi i tyre do të flas për vet ata. Nuk e kam ndërmend që të ulëm dhe të bisedoj për këtë punë me deputet që të siguroj 2/3, ua lë atyre përgjegjësinë dhe moralit dhe kodeksit etik të tyre.” –shprehet Kryeministri, Zoran Zaev.
Mandati i Gruevski dhe rekonstruimi i Qeverisë, pritet të jenë në rend të ditës në të njëjtën datë tha mbrëmë Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. E kjo pritet që të ndodhë mes datës 10 deri më 14 qershor. /Furkan Saliu/