VMRO vendos miell para kuvendit për Bogoevskin
Seanca për marrjen e mandatit për të arratisurin Nikolla Gruevski do të mbahet të martën ose të mërkurën. VMRO-DPMNE vazhdon me kërkesën për dorëheqjen e Bogoevskit, nga kjo parti para Kuvendit la një kilogram mielli për deputetin.
Seanca për marrjen e imunitetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevskido të caktohet menjëherë pas përfundimit të Komisioneve që punojnë për çështjet e sigurisë, të caktuara për nesër, dhe të cilave kryesuesi me komision imuniteti të mandatit Pavle Bogoevski, ju jep përparësi, për shkak të rëndësisë së tyre.
Seancën me shumë gjasa do ta udhëheqë Bogoevski, por nuk përjashtohet mundësia që ta udhëheqe edhe zëvëndësja Snezhana Kaleska Vançeva, për shkak të skandalit të deputetit me porosinë ilegale të vajit të marihuanës.
VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk tërhiqet nga kërkesa që Bogoevski të japë dorëheqje. Në mënyrë simbolike me të rinjtë e partisë përpara Kuvendit e lanë një kilogram miell për deputetin.
“Pavle një periudhë të gjatë është i prirë drejt ” pluhurit të bardhë ” edhe atë tip 500. Prandaj ja ku e ka një kilogram miell cilësor në mënyrë që të mos poshtërohet në të ardhmen nëpër taksi të porositë nga gjysmë grami. Pavle, mielli blihet në dyqan, ashtu sikurse edhe vaj i kanabisit që blihet në barnatore. Familja Zaev e mbjell marijuanën. Pyeti ata. Mos u poshtëro me këso lloj arsyetimesh.” –theksohet nga VMRO-DPMNE-ja.
Në ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Shkupit hetojnë kush është “Ilija Gromovnik”, pseudonimi që qëndron pas shfrytëzuesit të profilit të ri në rrjetet sociale ruse, me lokacion në Budapest. Nga Prokuroria nuk e përjashtojnë mundësinë që të kërkojnë ndihmë për zbulimin e publikuesit të “bombave” edhe nga Interpoli, në qoftë se kjo do të jetë e nevojshme. /Klan Maqedoni/