A do të votoj partia e Mickoskit nesër në komision?
Deputeti Pavle Bogoevski, i cili është kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitet, e thirri seancën për nesër, ku në rend të ditës do të jetë marrja e imunitetit të Nikolla Gruevskit.
VMRO DPMNE ende nuk ka qëndrim të qartë se a do të votojë.
“Të presim deri nesër, sinqerisht ne nuk patëm koordinim rreth kësaj çështje. Ta shoshim se çfarë do të sjell dita e nesërme.
08:50- Qëndrimi im personal është se unë nuk mund t’i marr asgjë dikujt që nuk ia kam dhënë.“- tha Emil Dimitriev, Deputet i VMRO DPMNE-së
Nga burime partiake mësohet se VMRO DPMNE do të kërkoj tërheqjen e Pavle Bogoevskit, që ai mos ta udhëheq seancën, dhe kjo mund të përdoret edhe si arsye që ata mos të jenë prezent në seancë.
E partnerët e koalicionit, BDI dhe LSDM, bëjnë thirrje deputeteve që të vendosin vetë, dhe të marrin parasysh faktin se Gruevski e ka shkel ligjin.
“Në suaza të komisionit, secili deputet vendos sipas bindjeve të tij. Lidhur me mandatin e deputetit Nikolla Gruevski, puna është shumë e qartë, secili që e ka shkel ligjin e ka patjetër të përgjigjet. Ligji është i qartë dhe pres që edhe deputetet tjerë këtë ta marrin parasysh.” –shprehet Kosta Kostadinov, Deputet i LSDM-së.
“Nuk kam asnjë pritje, përveç pritjes se BDI do ta përkrah marrjen e mandatit të deputeti Gruevski.” -vlerëson Artan Grubi, Deputeti i VMRO DPMNE-së.
Nikolla Gruevski mungoi gjashtë muaj në seancat e Kuvendit, pa arsye, dhe kjo e përmbush kushtin ligjor që t’i merret mandati. /Furkan Saliu/