close

MAQEDONIA DHE SHQIPËRIA SIGURUAN KUALIFIKIM

Përfaqësuesja e Maqedonisë dhe ajo Shqipërisë pas fitoreve në ndeshjet e dyta kundër San Marinos, gjegjësisht Greqisë kalojnë në raundin kryesor të kualifikueseve për plasman në Kampionatin Botëror të vitit 2020-të që do të mbahet në Lituani.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në domimnimi të plotë gjatë 40 minutave mundi San Marinon me rezultat të thellë 7-0.  Të besuarit e trajnerit Bozhoviç me lojën e treguar në asnjë moment nuk e vënë fitoren në pikpyetje. Autor të golave ishin: Ziberi, Krstevski, Gligorov, Seferi, Leovski dhe Levevski.

Në ndeshje tjetër të zhvilluara mbrëmë, përfaqësuesja e futsallit të Shqipërisë që drejtohet nga trajneri Erind Resuli, shënoi fitore të sigurt kundër Greqisë me rezultatin 5-3. Austor të golave për Shqipërinë ishin Selmanaj 2 gola, ndërsa Halimi, Mejzini dhe Alimi nga një.

Përfaqësuesja jonë me këto dy fitore radhazi ndaj San Marinos dhe Greqisë, kalon në raundin kryesor të kualifikueseve. Shqipëria do të luaj edhe ndeshjen e fundit në grup ndaj vendasve të Maqedonisë në datën 3 shkurt ora 20:00. Ndeshja e sotme që do të zhvillohet në sallën e vogël në Qendrën Sportive “Jane Sandaski” në Shkup, mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të vendosë se cila kombëtare do të luajë në Ukrainë dhe cila do të luajë në Rumani. /Shaban Sinani/