close

MAQEDONIA E 93-TA SIPAS INDEKSIT TË KORRUPSIONIT!

Ndryshimet në shkallën e korrupsionit sipas analizave të “Transparency International”, shënohen në nivel botëror me çka korrupsioni rritet dhe bie demokracia e shteteve jo vetëm në liritë por edhe në pjesën e sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur, gazetarëve të pavarur, dhe e shoqërisë qytetare, thotë kryetarja  e “TI”-së, Sllagjana Taseva.

Nga vendet e ballkanit perëndimor Maqedonia ende është vendi më i korruptuar edhe pse në krahasim me vitin 2017 shënon një rritje prej 2 pikësh. Tani është e 93-ta me 37 pikë.

‘Kjo është shumë e ulët dhe Republikën e Maqedonisë e vë në fund, respektivisht në pjesën e dytë të shteteve të cilat janë ranguar dhe të  cilat karakterizohen si regjime hibride në të cilat ka ende problem me demokracinë.’

Maqedonia ka qenë e përfshirë në 7 hulumtime prej gjithsej 13 të këtilla dhe pothuajse të gjitha këto rezultate gati janë të njejta si në vitin 2017. Ndryshime vërehen vetëm në dy segmente me çka Maqedonia është me 2 pikë më tepër, pra ka një përparim minimal sipas “TI”-së.

“Veprimi i Prokurorisë Publike Speciale dhe participimi në proceset e ndërtimit të politikave dhe sjellja e ligjeve të reja e përmirësoi përceptimin për demokratizimin e shtetit, si parakusht për përmirësimin e luftës kundër korrupsionit.”

Në botë vendet më pak të korruptuara janë Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Singapori, Suedia, dhe Zvicra.  Ndërkaq në suaza botërore vendet më të koruptuara janë Koreja Veriore, Jemeni, Sudani Jugor, Siria dhe Sumalia.  Nga rajoni ynë Sllovenia është më pak e korruptuar dhe gjendet në vendin e 36, ndërsa Maqedonia edhe pse ka plus 2 pikë është në vendin e 93. Pra e fundit në të njejtën kohë, vendi më i korruptuar në rajon.

Sipas “TI-së” janë të domosdoshme reformat  thelbësore në sferën e luftës kundër korrupsionit, në frymën e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe me këtë do të sigurohet paqja dhe stabiliteti në vend./ Verica Dimitrijevska