close

“MAQEDONIA E VERIUT” NË LIBRAT GREKE

Në librat grek do të inkorporohet emri i ri “Maqedonia e Veriut” ashtu siç parasheh Marrëveshja e Prespës – ka shkruar Zv/Ministri i Jashtëm grek Markos Bolaris në një përgjigje me shkrim drejtuar një deputeti të opozitës greke. Bolaris i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve Jorgos Kumucakos dhe Niki Kamenos të cilët kishin pyetur Ministrinë e Jashtme nëse në librat grek ka irredentizëm. Bolaris është përgjigjur negativisht.

Librat grek do të ndryshohen që të inkorporohet termi “Maqedonia e Veriut” si pjesë e programit të ri mësimor, konform Marrëveshjes së Prespës – shkruajnë mediat greke. “Librat grek do ta kyçin emrin e ri “Maqedonia e Veriut” për fqinjin tonë – ka shkruar Zv/Ministri i Jashtëm Markos Bolaris në një përgjigje drejtuar deputetit të Demokracisë së Re Jorgos Kumucakos.

Sipas raporteve, në të cilët thirren mediat, tek dy vendet ka përparime në ndryshimet e programit mësimor në librat, konform Marrëveshjes së Prespës, kurse siç thuhet negociatat vazhdojnë.

Pas takimit të dytë të Komitetit të përzier interdisiplinar të ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore, në një komunikatë të përbashkët u tha se dy palët kanë nënvizuar një program intenziv për arritjen e zgjidhjeve të përbashkëta e të pranueshme në bazë të qëllimeve dhe parimeve relevante të UNESKO-s dhe Këshillit të Evropës.

Takimi i dytë ka konfirmuar përkushtimin e dy vendeve në promovimin e frymës së vlerave evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë – thuhet në komunikatën e përbashkët duke paralajmëruar se takimi i ardhshëm i Komisionit do të jetë në Athinë më 12 dhe 13 prill. /Klan Maqedoni/