close
sneg-guzva

Kompetentët: Rrugët janë të kalueshme


Reshjet e mëdha të borës që përfshinë pjesë më të mëdha të Evropës shkaktuan probleme në zhvillimin e qarkullimit tokësor dhe ajror. Edhe Maqedonia dhe rajoni janë përfshirë nga bora, por sipas drejtorit të ‘Rrugëve të Maqedonisë’, Gajur Kadriu rrugët në vend janë të kalueshme dhe pa pengesa.

Reshjet e mëdha të borës që kapluan tërë Maqedoninë sigurisht që nuk kaluan pa sjellë vështirësi në komunikacion dhe lëvizje.  Sipas zëdhënësit të komunës së Tetovës, Armend Fazliut, gjatë ditës së djeshme dhe sot komuna ka ndërmarrë masa për pastrimin e rrugëve në fshatrat e Malësisë, poashtu edhe në Tetovë, dhe njëkohësisht nga komuna apelojnë që të kihet kujdes me parkimin e veturave sepse të njëjtat pengojnë kalimin e makinerive për pastrimin e rrugëve.

Ndërkaq, edhe sipas përgjegjësit për arsim në komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi mësimi në këtë komunë po zhvillohet normalisht. Nuk ka mungesë të nxënësve, por vetëm disa vonesa në orët e para.

 

Nga ana tjetër edhe sipas drejtorit të ‘Rrugët e Maqedonisë’, Gajur Kadriut rrugët shtetërore janë të kalueshme, nuk ka asnjë problem në komunikacion dhe ekipet e tyre janë në terren.

 

Përndryshe, edhe LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme me shpejtësi të përshtatur dhe respektimin e sinjalizimit rrugor.  Nga LAMM poashtu apelojnë të respektohet edhe detyrimi ligjor për mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete që hyri në fuqi nga  15 nëntori. /B. J. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia