close

MAQEDONIA NË DITË ZIE

Numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik është rritur në 14 persona, shtatë nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Telegrame ngushëllimi kanë arritur ngë vendet fqinje, kurse autoritetet e vendit po bëjnë përpjekje për të zbardhur shkakun e aksidentit tragjik.

Edhe një person iu është nënshtruar plagëve, me çka numri i të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm është rritur në 14. Në Spitalin e Shkupit “8 Shtatori” janë pranuar 29 të lënduar prej të cilëve katër janë në kujdes intensive. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, por stabile. Ndaj tyre janë kryer intervenime kirurgjikale.

Pas aksidentit dje në Qendrën e Urgjencës janë dërguar shtatë udhëtarë, prej të cilëve tre po luftojnë për jetën, kurse katër janë me lëndime të rënda. Dy pacientë  janë në Spitalin e Tetovës.

Nga LSDM-ja kanë njoftuar se mes viktimave është edhe i biri 25-vjeçar i një deputeti të kësaj partie. Nga qarqet familjare konfirmuan se njëri prej viktimave është edhe udhëheqësi i Sektorit të trafikut të Qytetit të Shkupit i cili pas orarit të punës ka qenë duke u kthyer në Gostivar.

Ndryshe, dje pasdite një autobus i kompanisë ‘Durmo Turs” pas tre kilometrave nga pagesa rrugore Shkup-Tetovë, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Nga Prokuroria dhe nga MPB-ja thonë se të dhnat e para të ekspertizës për shkaqet e aksidentit do të bëhn publike gjatë ditës. Nga Prokuroria Themelore Publike kanë thënë është marrë deklaratë nga vozitësi i autobusit se është bërë ekspertizë e gjurmëve të frenimit, kurse ekspertizë do ti bëhet edhe autobusit.

MPB-ja njofton se identiteti I viktimave do të publikohet kur do të arrijnë raportet e obduksionit dhe të dhënat e hetimeve.

Viktimat janë student dhe të punësuar në Shkup që për cdo ditë kanë udhëtauar në relacionin Gostivar-Shkup-Gostivar.

Për shkak të aksidentit është shpalllur tre ditë zie, ku të gjitha ngjarjet kulturore por edhe ngjarjet që ndërlidhen me festën fetare Shën Trifuni janë anuluar. /Klan Maqedoni/