close

MAQEDONIA NË NATO: ATHINA TË PREMTEN VOTON PROTOKOLLIN

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, të enjten do të dorëzohet për shqyrtim në Komisionin e autorizuar për çështje kombëtare të Mbrojtjes dhe Jashtme në Kuvendin grek, kurse të premten do të jetë para deputetëve grekë në seancë plenare, pas së cilës vijon votimi, tha kreu i Kuvendit grek, Nikos Vucis.

Protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, pritet të kalojë të premten nga komisioni përkatës i parlamentit grek. Pas kësaj, të premten, më 8 shkurt, protokolli do të diskutohet në seancë plenare dhe do të votohet. Lajmi u komunikua të martën nga kryetari i parlamentit grek, Nikos Voutsis.

Aleksis Tsipras ka tashmë të siguruar një maxhorancë prej 151 deputetësh, pasi 6 deputetë të pavarur deklaruan me shkrim e ata do të miratojnë çdo vendim që do të paraqitet nga qeveria.

Kujtojmë se Marrëveshja e Prespës mori 153 vota në parlamentin grek. Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, sqaroi se pas votimit, ministria e jashtme greke do të njoftojë me një notë verbale homologen e vet në Shkup.

Sapo të marrë notën, Ministria e Jashtme maqedonase do të njoftojë nga ana e vet Greqinë dhe selinë e Kombeve të Bashkuara se vihet në zbatim Marrëveshja e Prespës.

Shkupi gjithashtu, do të dërgojë një letër në adresë të gjithë shteteve anëtare të OKB-së dhe organizmave ndërkombëtarë, për t’i njoftuar se emri i ri i vendit do të jetë “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Do të pasojë publikimi në Gazetën Zyrtare të Greqisë, i protokollit te ratifikuar nga parlamenti vendas dhe do të njoftohet sekretariati i NATO-s, përfundoi Tzanakopoulos. /Robert Goro, Athinë/