close

MAQEDONINË E KA KAPLUAR “EUFORIA” E TURISTËVE

Valë e turistëve në vend


Maqedonia po bëhet destinacion gjithnjë e më joshës për mijëra turistë, sezoni i verës i hapi dyert, ndërsa kryeqyteti këtyre ditëve është magnet i vërtetë si për vizitorët evropianë dhe amerikanë, ashtu edhe për ata aziatikë. Turistëve ua ka tërhequr vëmendjen mikpritja, ushqimi por edhe lidhja autentike e kulturës dhe traditës, të cilat i ofron vendi ynë. Për zejtarët dhe tragtarët është mundësi e mirë për përfitime.

Maqedonia edhe këtë verë mbetet destinacion joshës turistik. Nga çarshia e vjetër e Shkupit përmes urës së gurit në sheshin Maqedonia, nuk mund t’ju lë indeferent pamja e mijëra turistëve nga anë të ndryshme të botës, krahas turistëve nga vendet evropiane si Holanda, Turqia, Bullgaria, Belgjika, Suedia, është rritur dukshëm numri i turistëve nga Izraeli, Hong Kongu, Amerika dhe Japonia.

HONG KONG

Prej nga jeni? Nga Hong Kongu. A jeni për herë të parë në Maqedoni? Po, për herë të parë. A ju pëlqen? Është shumë bukur, më pëlqen moti, më pëlqen kultura, njerëzit janë me të vërtetë të mirë. A keni provuar ushqim maqedonas, p.sh. tavçe gravçe? Jo ende, por kemi kohë , do të provojmë.

KROACIA

Është shumë bukur, njerëzit janë shumë mikpritës, vërehet një marrëdhënie e mirë, sidomos me kroatët, do të kthehemi gjithmonë në Maqedoni, ndërsa tavçe gravçe askund nuk është aq e shijshme sa këtu në Shkup.

IZRAEL

Për herë të parë jam këtu, është shumë e ngjajshme me atë që kemi në Izrael, por edhe në Stamboll, sidomos në çarshinë e vjetër ndjehet ndikimi I Perandorisë Osmane.

SLLOVENIA

Herën e fundit kam qenë këtu para 35 vitesh, tani jam sërish në Shkup, do të shkojmë në Ohër, qyteti im i preferuar është Shkupi.

HOLANDA

Për herë të dytë jam në Maqedoni, qyteti im i preferuar është Ohri, njerëzit janë shumë të mirë këtu.

Lidhja autentike e kulturës dhe traditës janë më tërheqëse për turistët.

HONG KONG

Ne kemi shumë njohuri për Jugosllavinë, Maqedonia është pjesë e Ish- Jugosllavisë.

Ne dëshirojmë të gjejmë diçka më ndryshe nga Parisi, nga Londra, diçka më ndryshe nga të gjitha qytetet që i kemi zgjedhur, vende historike dhe kulturore, dhe e zgjodhëm Maqedoninë, është vërtetë e veçantë.

Përmes sheshit turistët drejtohen për te shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, prej atje thonë se interesimi më i madh është për fëmijërinë e hershme të Nënë Terezës.

‘Kemi vizitorë nga të gjitha vendet, kemi rreth 80 mijë deri 100 mijë vizitorë në vit, kjo në bazë ditore është numër shumë i madh , të gjithë e dimë çfarë ka punuar Nënë Tereza në jetën e saj, por vizitorët janë shumë të interesuar për fëmijërinë dhe rininë e saj, fakti që është e lindur këtu në Shkup.’ – tha Snezhana Aleksovska-Kustos.

Zejtarët përpiqen të ruajnë autenticitetin e çarshsisë, deklarojnë se turistët kinezë janë shumë të shpeshtë, duam të blejnë produketet tona, jo mall kinez.

Në një tezgë thonë se shesin shumë dashuri, shesim edhe produkte shqiptare edhe maqedonase, ky është simboli i bashkimit, turistët duhet ta dinë sa jemi të bashkuar.

Maqedonia ka shumë për të bërë në fushën e turizmit, theksojnë ekspertët për turizëm, duke shtuar se Maqedonia sipas shembullit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, duhet të fokuset në turizëm elitar, jo masovik. Promovimi i vendit po bëhet gjithnjë e më shumë edhe në mediat e shkruara botërore si New York Times, atje më së shpeshti shkruhet për Shkupin dhe Ohrin, ushqimin dhe verën maqedonase. /Verica Dimitrijevska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!