Maratona e Shkupit/ Më i shpejti doli të jetë atleti nga Kenia

Mëngjesin e kësaj të diele është zhvilluar Maratona e Shkupit. Më i shpejti doli të jetë atleti nga Kenia, Onezmus Kiplimo, i cili e mbylli garën për 2 orë e 18 minuta e 19 sekonda.

Pas tij u rendit atleti nga vendi jonë, Dario Ivanovski me kohën 2 orë e 23 minuta e 7 sekonda, duke lënë pas vetes, Nikolla Ilievskin që kompletoi podiumin. Në garën e femrave triumfoi Katrin Çerotiq, ndërsa Biljana Kirajiev përfundoi e dyta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo ishte Maratona e parë që zhvillohet pas dy viteve pauzë për shkak pandemisë dhe e 18-ta që organizohet në Shkup. Në këtë event morën pjesë rreth 8500 garues nga 47 shtete të ndryshme të botës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share