Marrëveshja BE-BP për tarifat Roaming/ Varhelyi: Mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi është shprehur mjaft i kënaqur nga nënshkrimi i marrëveshjes për tarifat Roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Marrëveshja e nënshkruar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot në samitin që mbahet në Tiranë i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës Roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Olivér Várhelyi: Jam i lumtur dhe i kënaqur nga ky tranzicion digjital, kjo është një mundësi për të mbështetur zhvillimin social dhe ekonomik. Këtë jemi duke arritur sot, duke bërë telefoninë celulare të arritshme për të gjithë qytetarët. Marrëveshja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në këtë hap. Mirëprita nënshkrimin e kësaj marrëveshje mes operatorëve që janë zotuar të ulin tarifat e Roaming. Operatorët janë ato që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit me BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, përmes kësaj marrëveshje do të bëhen shumica dërrmuese.

Ky zotim që kemi marrë sot është tregues që do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Bizneset do të përfitojnë shumë duke çuar para aktivitetet që marrin pjesë sepse që prej hapit të parë, ishte që BP ra dakord që të ulë tarifat e Romaning në BP. Kjo tregoi se do të çojë më tej dhe do të shumëfishohej në raste të veçanta. Kemi vërejtur që edhe thirrjet me jashtë kemi dyfishuar përdorimin e komunikimit zanor tradicional.

Kjo është një marrëveshje e nënshkruar në parim dhe për t’u vënë në zbatim, duhet të miratohet nga çdo shtet./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share