Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë Turqisë një afat deri në fund të korrikut, për të hequr dorë nga blerja e sistemit me raketa kundërajrore ruse, S-400.
Në të njëjtën kohë, Pentagoni ka bërë të ditur, se do të vendosë sanksione, nëse qeveria në Ankara, nuk e përmbush këtë kërkesë.
Në rast nevoje të gjithë pilotët turq, që aktualisht trajnohen për përdorimin e avionëve luftarakë të NATO-s, F35 do të largohen nga SHBA, paralajmëron Pentagoni. /Agjencitë/