Projekt-ligjet për mbrojtjen e një pjese të Matkës dhe Malit Vodno janë në fazën përfundimtare të përpunimit. Përmes këtyre Ligjeve sipas zv. ministrit të Ekologjisë, Jani Makraduli, do të përcaktohet se çka mund të ndërtohet dhe çka jo në këto dy lokalitete. Ndërkohë që ndërtimet e platformave i vlerësoi si negative dhe që shkatërrojnë natyrën e bukur.
Zv/Ministri për Ambient Jetësor Jani Makraduli ka deklaruar se Ligji për Mbrojtjen e rajonit të Matkës dhe Ligji për mbrojtjen e Malit Vodno janë në fazën përfundimtare të përpunimit dhe me to do të rregullohen zonat e mbrojtjes së ashpër në këto pjesë. Sipas tij, me ligj do të definohen zonat që do të jenë nën mbrojtje të rreptë, për menaxhim aktiv dhe cila për zhvillim të qëndrueshëm.
“Ligji për Matkën është në fazën përparuese, janë përgatitur të gjitha dokumentet, dhe shpresoj se shpejtë do të hyjë në procedurë qeveritare. Të njëjtën e presim deri në fund të vitit ta bëjmë edhe për Vodnon, që përfundimisht të vendosen në bazë ligjore, se çka mund të bëhet, çka jo në këto bukuri natyrore. Në secilën nga zonat e ndryshme do të mund të bëni diçka. Puna e zonave ka përfunduar dhe shpresoj se ligji shpejtë do të vjen në procedurë qeveritare.
Makraduli para fillimit të punëtorisë ‘Përgatitje e Planit Kombëtar të korrigjuar për energji dhe klimë” për periudhën nga viti 2020 deri vitin 2030 duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për ndërtimet e egra në Matkë, ka theksuar se i vlerëson si negative dhe të palejueshme dhe diçka që duhet rregulluar. /Klan Maqedoni/