Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka thënë se është dashur të kontaktojë me partinë Labutriste për t’i dhënë një ofertë për marrëveshjen e largimit nga Bashkimi Evropian, Brexit, në të kundërtën, siç tha, do të përballemi me rreziqet.
Në një deklaratë May tha se zgjidhja e vetme është largimi nga BE-ja me marrëveshje apo qëndrimi në bllok. Disa konservativë kanë kritikuar kryeministren për bisedimet me laburistët, pas dështimit të saj për Brexit-in tri herë radhazi në Parlament. /Agjencitë/