close

MAY NUK TËRHIQET NGA BREXITI

Kryeministrja britanike, Theresa May do të tentojë të bindë ligjvënësit britanikë për herë të tretë, që të përkrahin planin e saj për Brexit, në ditët në vijim.

Deputetët e Parlamentit britanik do të votojnë marrëveshjen për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 20 mars, pasi ligjvënësit janë pajtuar për t’i kërkuar Bashkimit Evropian shtyrjen e datës për Brexit, proces i cili fillimisht ishte planifikuar të niste më 29 mars.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri me Irlandën dhe ndikimi që ai mund të ketë në rrafshin ekonomik pas 29 marsit. /Agjencitë/