close

MAY: SITUATË E PANJOHUR NËSE S’KA PAKT PËR BREXITIN

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Britania do të përballet me një situatë të panjohur nëse plani i saj për Brexit do të kundërshtohet nga Parlamenti i Britanisë, më vonë gjatë këtij muaji.  ”Ne do të jemi në një territor të panjohur. Nuk mendoj se dikush mund të thotë se çfarë saktësisht do të ndodhë sa i përket reagimit që do ta shohim në parlament”, ka thënë ajo për BBC-në.

Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, mirëpo paaftësia e kryeministres May që të sigurojë mbështetje për planin e saj, ka alarmuar liderë biznesorë dhe investitorët, për shkak të mundësisë së Brexitit pa marrëveshje. /Agjencitë/