Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka nisur një kërkesë zyrtare presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk për shtyrje të Brexitit, proces i cili ishte planifikuar të fillonte më 29 mars.
Kryeministrja u ka thënë ligjvënsve britanikë se “ajo nuk është e përgatitur për të shtyrë Brexitin më gjatë se 30 qershori”.Përveç tjerash, ajo ka thënë se dëshiron që Britania të mos marrë pjesë në zgjedhjet evropiane. /Agjencitë/