Arabia Saudite ka bërë thirrje për dy mbledhje urgjente me aleatët arabë, në fund të këtij muaji, për të diskutuar sanksionet e fundit ndaj transportit dhe prodhimit të naftës dhe rritjes së tensioneve me rivalin e kahmotshëm Iranin.
Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, më 18 maj u bëri thirrje liderëve të Këshillit Bashkëpunues të Gjirit Persik dhe Ligës Arabe, për takim emergjent në samitin e Mekës më 30 maj. /Agjencitë/