close

MBYLLEN SHITORET NË MITROVICËN E VERIUT

Ashtu siç ishte paralajmëruar në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me serb janë mbyllur të gjitha dyqanet ushqimore. Qeveria e Kosovës si kundërpërgjigje ka hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës, vend ky i banuar me shumicë serbe gjithçka ishte e heshtur.

Gjatë ditës ishin të mbyllura të gjitha dyqanet ushqimore dhe kiosqet me mallra, pas paralajmërimeve për katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë proteste për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Prishtina.

Nuk punonin as furrat e bukës dhe objektet e tjera hotelierike.

Derisa qeveria e Kosovës si kundërreagim ka hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se këtë veprim qeveria e ka ndërmarrë në mbrojtje të qytetarëve të veriut.

 “Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, qeveria e vendit mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim! ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për ministrin e Tregtisë Endrit Shala skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar dhe Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të gjithë qytetarët pa dallim.

Sipas Shalës asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne ndajmë bashkë si shoqëri! /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!