Mbyllet komuna e Haraçinës: Kryetari – jemi të kërcënuar!

IBRAHIMI: DISA PERSONA NË FJALË JANË FUTUR DHUNSHËM NË OBJEKTIN E KOMUNËS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Avdil Rushiti nga Haraçina kishte ardhur nga Gjermania për të vulosur disa dokumente që i nevojiteshin për punë atje por dyert e Komunës së Haraçinës sot ishin të mbyllura për të kryer shërbimet e qytetarëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dokumentet mi ka dërguar Ministria e Financave në Gjermani, erdha nga Gjermania sepse me duhet vetëm një vulë, Dje ishte festë ndërsa unë erdha për dy ditë aq mora pushim dhe ja nuk mund të kryej punë dhe duhet të kthehem prapa.

– A e din arsyen persë është mbyllur Komuna sot?

– Jo.

E përveç Avdilit që priste që të vulos dokumentin e tij kishte edhe disa qytetarë tjerë që të pritnin që të kryejnë punët administrative, por edhe ato hasën në dyer të mbyllura.

–         Keni ardhur për dokumente në Komunë apo?

–         – Po,

–          A e dini arsyen përse është mbyllur Komuna?

–         – Jo

-Jam për dokumente por mbyllur është,

– A e dini arsyen?

Jo, nuk e dimë, do e kuptojmë por momentalisht nuk e dimë.

E arsyen e mbylljes së Komunës së Haracinës, sic percjell KlanM, e sqaroi Kryetari i kësaj Komune Ridvan Ibrahimi i cili ndër tjerat tha se për shkaqe sigurie deri javën e ardhshme administrata komunale e Haraçinës nuk do të punojë.

“Pres konferenca kryesisht ka të bëj pikërisht me kërcënimet e vazhdueshme që vinë nga individ të caktuar të cilët tani më janë të njohur për organet e rendit si dhe për të gjithë banorët e Komunës së Haraçinës, jo vetëm mua si kryetar i kësaj Komune më kërcënojnë por edhe tërë administratën komunale” – tha Ridvan Ibrahimi.

E arsyeja e këtyre kërcënimeve, sipas Kryetarit Ibrahimi, ka të bëjë me persona të cilët kanë uzurpuar prona të cilat kjo Komunë i ka paraparë për ndërtimin e zonës industriale dhe fushës sportive.

–          ”Mes tjerash në Komunën e Haraçinës kemi paraparë zhvillimin e një zonë industriale dhe ndërtimin e fushës sportive.

–         Andaj për këtë shkak kemi filluar një procedurë me Ministrinë e Bujqësisë që këtë pronë ta përshtatim për këto qëllime por fatkeqësisht këta prona për momenti janë të uzurpuara nga ana e personave që shkaktuan incidentin dhe në momentin që tash më jemi në fazën përfundimtare të këtyre procedurave me Ministrinë e Bujqësisë ata sërish marrin guximin dhe na kërcënojnë për jetët tona” – tha Ibrahmi.

Kryetari Ibrahimi, sic njofton KlanM, shtoi se incidente të ngjashme kanë pasur edhe më herët dhe të njëjtat janë paraqitur pranë organeve të rendit dhe shtoi se në incidentin e fundit personat në fjalë janë futur dhunshëm në objektin e komunës për çka menjëherë janë njoftuar organet e rendit dhe iu kanë dorëzuar edhe video incizimet nga incidenti. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share