close

MË 17 MARS ZGJEDHET KRYETARI I RI I FFM-SË

LFK e Kërçovës pritet të kandidojë Muhamed Sejdinin


Kuvendi i Përgjithshëm i rregullt vjetor i Federatës së futbollit të Maqedonisë, ku do të zgjedhet presidenti i ardhshëm i këtij insititucioni sportiv, do të zhvillohet më 17 mars 2019. Ky është vendim i Këshillit drejtues të të FFM-s nga mbledhja e mbajtur më 16 janar. Ushtruesi i detyrës kryetar i FFM-s Muhamed Sejdini për Klan Maqedoni theksoi se të gjitha Lidhjet Futbollistike Komunale janë duke i zhvilluar kuvendet e tyre.

Në ato Kuvende  çdo Lidhje ka të drejtë të propozon kandidatin e mundshëm për kryetar të Federatës . Zhvillimet shkojnë në mënyrë sa më të mirë. Kuvendet janë duke ecur, deri më tani janë mbajtur diku 10 apo 12  kuvende. Kështu që deri më tani nuk ka ndonjë kandidat, ndërsa mundësia për t’u paraqitur ndonjë kandidat është deri më 25 shkurt. Kështu që ditëve në vijim ndoshta do të kemi kandidatin zyrtar për kryetar të FFM-së” -deklaroi Muhamed Sejdini UD Kryetar i FFM-së.

Në opinion përmenden disa emra për kandidat të mundshëm për kryetar të të FFM-së në mesin e të cilëve edhe emri i ushtruesit të detyrës Muhamed Sejedini.

“Se a do të jetë Muhamed Sejdini kanbdidat i mundshëm për kryetar të Federatës apo jo, kjo gjë do të zbardhet më 21 shkurt, kur do të mbahet edhe Kuvendi i Lidhjes Futbollistike komunale në Kërçovë, pasi unë vijë nga Kërçova dhe e njëjta ka të drejtë të bëjë propozimin tim. Më 21 shkurt pra do të dihet edhe zyrtarisht a do të kem kandidat apo jo.” -tha ai.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së, përpos zgjedhjes së kryetarit të FFM-së, do të mësohet edhe llogaria përfundimtare për vitin 2018, si dhe buxheti për vitin 2019, për të cilin është dhënë dritë jeshile nga Këshilli Drejtues, në fund të vitit të kaluar. /Shaban Sinani/