Këtu e 56 vjet më parë, më 26 korrik të vitit 1963, në orën pesë e 17 minuta, Shkupi u godit nga një tërmet i fuqishëm nga i cili humbën jetën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë. Pa çati mbi kokën mbetën rreth 200 mijë banorë. Menjëherë pas tij, ndihmat erdhën nga e gjithë ish-Jugosllavia, por edhe bashkësia ndërkombëtare duke e bërë Shkupin një simbol të qytetit të solidaritetit ndërkombëtar. /Klan Macedoni/
MË 1963 HUMBËN JETËN 1070 VETA
