close

ME NDIHMË ZVICERANE DERI TE ZHVILLIMI I BARABARTË RAJONAL

1.2 milion franga zvicerane për 16 projekte


Ambasada e Zvicrës me shpërndarjen e granteve në vlerë prej 1 milion e 200 mijë franga zvicerane do ta mbështesë ekonominë në vend. Me mbështetje të zhvillimit në 8 rajonet planore në mënyrë të barabartë. Mjetet do të shpërndahen në mënyrë proporcionale të anasjelltë, përkatësisht më shumë mjete do të marrë rajoni më pak i zhvilluar, në këtë rast ky është rajoni planor verilindor, për të cilin janë parashikuar 145 mijë franga, ndërkaq për atë më të zhvilluarin, rajonin e Shkupit do të ndahen 60 mijë franga.

Drejtimet e dhëna nga partnerët ekonomikë ndërkombëtarë të vendit, por edhe kërkesat e komunitetit të biznesit hapën debat të gjërë për zhvillimin e 8 rajoneve planore në vend në mënyrë të barabartë. Shumë para të investuara vetëm në kryeqytet krijuan qytet të bukur dhe të pranueshëm për të gjithë qytetarët, por kjo nuk është e drejtë, kështu mendon zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, vetëm për shkak se shpërndarja e parave do të jetë në mënyrë proporcionale të anasjelltë, më shumë para për komunat dhe rajonet më pak të zhvilluara, shton ai.

“Duhet të jetë imperativ, jemi dëshmitarë se vitet e fundit shumë mjete u harxhuan në kryeqytet dhe kemi qytet të zhvilluar bukur, me bulevare të bukura, me përmendore të bukura, me fasada të bukura, nga ana tjetër kemi qytete, komuna të vogla dhe rurale, ku nuk i kemi të zgjidhura nevojat themelore të njeriut.” –deklaron Koço Angjushev-Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Angjushev mendon se decentralizimi i ministrive të caktuara në qytete tjera të vendit është ide e mirë, por ai deklaron: “Maqedonia është vend i vogël me zgjidhje të mira infrastrukturore, nga të gjitha skajet e vendit do të mund të arrihet në kryeqytet për një orë e gjysmë. Procedurat transparente të tenderave, vullnet i pjekur politik, decentralizim i procesit të marrjes së vendimeve, porositi zëvëndës ambasadori i Zvicrës në vend:

“Mendoj se është e rëndësishme të decentralizohet marrja e vendimeve dhe t’u jepet mundësi të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në atë proces. Gjithashtu në lidhje me këto projekte është e rëndësishme që diskutimi t’i tejkalojë interesat personale dhe të ngushta të kryetarëve të komunave, të mos mendojnë vetëm për komunat, por të fillojnë t’i shohin gjërat edhe në aspekt rajonal.”

Kush do të ketë kontrollë mbi paratë dhe a janë komunat të gatshme për projekte të tilla, ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu deklaron:

“Më gëzon fakti që ky projekt zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, çdo moment ndiqet nga ambasada zvicerane dhe nga ana e bashkëpartnerit të kabinetit të zëvëndëskryeministrit Angjushev, kështu që nuk do të ketë as keqpërdorime as harxhime jotransparente të mjeteve.”- tha Suhejl Fazliu- Ministër i Pushtetit Lokal.

16 projektet e miratuara për skemën e granteve për projekte të investimeve dhe inovative janë të mbështetura nga Ministria për vetëqeverisje lokale, qeveria e RMV-së dhe Agjencia zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim përmes projektit “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm gjithëpërfshirës dhe i barabartë”, i tetë rajoneve planore në vend, pikërisht me projekte të tilla politikat ekonomike qeveritare kanë për qëllim të mundësojnë mundësi më të mira për jetë të të gjithë qytetarëve në të gjitha komunat , jo vetëm në kryeqytet. /Verica Dimitrijevska/