Aktivitete për shënimin e 8 Marsit
“8 Marsi nuk është festë lulesh” por më shumë se vetëm një lule në një ditë të vitit. Me shumë vullnet Klubi feminist në sheshin e Tetovës po shpjegonin qytetarëve se pse ka filluar të festohet 8 Marsi.
Por, si e shohin qytetarët këtë festë dhe cili është mesazhi i tyre.
Krahas kesaj motoje “Gratë shofere në qytetin e Tetovës nga policia në vend të dënimeve morën lule.
Gratë shofere kanë falënderuar për këtë gjest simbolik, mbase me dëshirën e vetme që të mos paragjykohen si pjesëmarrëse në trafik.
Profesoresha universitare Fatmire Doko Lumani, në fjalimin e saj në aktivitetin e realizuar për 8 Marsin në Universitetin e Tetovës deklaroi se lufta e femrave, përfshirë këtu edhe ato shqiptare për drejtësi e barazi ka qenë e gjatë dhe e vështirë.
Gratë presin që institucionet t’i zbatojnë të gjitha ligjet për mbrojtje nga diskriminimi në baza gjinore. Mesazhe të këtilla u dërguan edhe gjatë ditës së sotme. /Artina Zeqiri/