Me pension Zvicre investon në Sanakos të Gostivarit

LËVËRDI NGA BIZNESI ME ARRA DHE LAJTHI

Ka një fjali gjermane që thotë “në pension fillon jeta”, por jo të bëhesh parazit jo pa punë.

Qerim Kasami nga Sanakosi i komunës së Vrapçishtit pas shumë vitesh punë në mërgim dhe pas pensionimit ka vendosur që të kthehet në vendlindje dhe të merret me prodhimin e lajthive. Ai thotë se shitja e prodhimit është e garantuar në Zvicër pasi ka shumë kontakte atje, raporton Klan M.

“Kur iu afrova pensionimit në vitet 57-58, bëja plane se cfarë do të bëj kur të dal në pension, derisa me shërbën shëndeti mirë, duke lexu e duke parë kërkësat e botës së ka nevojë për arra dhe lajthi dhe një bisedë me djalin, unë i thash që e kam një ide me lajthi, më tha djali nese ti thua atëhere mirë, dhe shkuam tëk një plantacion me lajthi në Zvicer, gjithë diten na dha mësim, informacion dhe në vitin 2018 erdha këtu dhe fillova me punë” – deklaroi Qerim Kasami, kultivues i lajthive.

Ai shkoi në mërgim kur ishte vetem 20 vjeçar, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Zvicër. Në Gjermani kishte punuar në punë të ndryshme, ndër tjera edhe në produksion filmi në pjesën e dekorimit të skenës.

“Ai film në atë kohë kushtonte mbi 88 milionë marka, unë konkretisht kam punuar këtu para se regjisori të fillonte xhirimet, me jepte fotografitë dhe me thoshtë kështu duhët të duket, pra përgaditje të vendit ku do të bëhët skena” – deklaroi Kasami.

Thotë se atij i ka mbetur gjithmonë peng vendlindjen dhe kjo ka bërë që pas daljes në pension të kthehet në Sanakos dhe të investoj.

Unë kam kaluar 31 vitë të vështira, mergimi është punë shumë e veshtirë, nuk ka pagesë më të madhe nëse një njeri arrin ta mbaje familjen në vendlindje të jetoje. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share