close

MË SHUMË SE NJË MIJË PERSONA TË ARRESTUAR NË MOSKË

Policia në Moskë ka arrestuar më shumë se 1 mijë persona, në një prej protestave më të mëdha gjatë vjetëve të fundit në Rusi.Demonstruesit janë tërhequr zvarrë nga policia gjatë protestës që u mbajt për shkak të përjashtimit të opozitës në zgjedhjet parlamentare të Moskës.

Opozita është arsyetuar se janë përjashtuar nga gara për arsye politike, pasi i kishin plotësuar të gjitha kërkesat për të qenë pjesë të garës.Komisioni zgjedhor ka diskualifikuar 30 kandidatë me arsyetimin se kanë mungesa nënshkrimesh për kandidim në parlamentin e kryeqytetit të Rusisë. /Agjencitë/