Fituan forcat pro-evropiane
Gazeta “Tagescajtung” në tekstin me titull “Në majë të hundës”, vlerëson se “Maqedonia e Veriut e kundërshton nacionalizmin” dhe thekson se në zgjedhjet e para pas ndryshimit të emrit të vendit fitoi një “Pro-europian të qartë “. Kjo është “humbje e hidhur për populistët dhe shans i vendit për anëtarësim në BE”, thuhet në nëntitullin e tekstit kushtuar zgjedhjeve në Maqedoni.
Autori Erih Ratfelder duke u rikthyer në protestat kundër “regjimit të Nikolla Gruevskit” të vitit 2016, “i cili si të gjithë pushtetarët në Ballkan dëshironte të imitonte Putinin”, shkruan se në rrugë kanë dalur të gjithë, jo vetëm social-demokratët, por edhe “lëvizjet moderne, gratë, homoseksualët, pakicat etnike, si edhe romët”.
Dolën edhe Shqiptarët, jo vetëm ata të organizuar në parti, por edhe njerëz të rëndomtë të cilëve u kishte ardhur “në majë të hundës nga nacionalizmi”, shkruan “Tagescajtung”, duke theksuar se “regjimi u shkatërrua dhe vendi fitoi sërish perspektivë evropiane”.
“Me fitoren e Stevo Pendarovskit me pothuajse 52% të votave është arritur edhe një sukses. Dorën në zemër, dalja prej pothuajse 46% tregon se shumica e qytetarëve janë ende me dy mendje. Zaev do të mund të arrijë stabilitet të qëndrueshëm kur t’i plotësojë të gjitha premtimet e dhëna për integrim të vendit në NATO dhe BE. Bashkimi i Putinit me nacionalistët dhe radikalët e djathtë në Ballkanin jugor nuk pati sukses falë dy qeverive të majta në Maqedoni dhe në Greqi. NATO e di këtë. Kjo është goditje për politikën dhe për populistët në Evropë. E gjithë kjo mund t’i bind edhe partitë konservative të BE-së. Të majtët në BE, në juglindje të kontinentit janë “Evropianë të mirë”.
Gazeta “Franfurter algemajne cajtung” përshkruan portretin e presidentit të sapozgjedhur të Maqedonsië, duke vlerësuar që në titull se Pendarovski “nuk është hutaq”. Me suksesin e Pendarovskit, siç shkruan Frankfurter Algemajne Cajtung të gjitha pozitat kyçe në Shkup do të merren nga politikanë të cilët duan ta çojnë vendin sa më shpejt në BE dhe NATO. /Klan Maqedoni/