close

MEKSIKË: BOSI I DROGËS 100ML$ RYSHFET ISH-PRESIDENTIT

Ish-Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka pranuar një ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga ish-kreu i kartelit të drogës, El Chapo. Këtë fakt e ka konfirmuar një dëshmitar, Alexis Cifuentes, i cili thotë se ka pasur një lidhje të ngushtë me “El Chapo-n” prej vitesh.

Joaquin “El Chapo” Guzman akuzohet se ka qenë drejtuesi i kartelit famëkeq të drogës Sinaloa, për të cilin prokurorët amerikanë shprehen se ka qenë furnizuesi më i madh me drogë i SHBA-së.

Sipas deshmitarit paratë i janë dorëzuar ish-Presidentit në kryeqytetin e Meksikës nga një mik i El Chapo-s. Ndërkohë Pena nuk është përgjigjur ndaj këtyre pretendimeve,. /Agjencitë/